Kica-Xhelili i drejtohet mërgatës: Ju e dini që Kosova s’është ndërtu me zhurmë
Kandidatja për deputete nga rradhët e LDK-së, i është drejtuar mërgatës me një mesazh. Ajo, ndër të tjera ka thënë se mërgimtarët e dijnë se Kosova nuk u ndërtua me zhurmë, por me mençuri.
“Dhe duke ju njohur, e di qe ju do te vini. Do te vini me gjithe cka mundeni, e gjithe cka keni, duke mos kursyer asgje nga vetja - si gjithmone, per t’a ndrite kete vend qe e ka kaplu erresira ne mendje e shpirt.” – ka shkruar ndër të tjera Kica-Xhelili.
E plotë:
Ju e dini qe Kosova s’eshte ndertu me zhurme.
Kenget qe i kemi kendu para, ne prag e pas luftes, ju nuk i keni vec ne mbamendje, por te gdhenduna n’ADN-ne tuaj.
Ju e dini historine ne zemer e mendje, sepse e keni trashegu me rrefime, brez pas brezi. E ate histori, s’ka pseudo-kengetare qe e ndryshon.
Ju jetoni ne shtete ku demokracia funksionon; ku realiteti fiton perballe propagandes, e ku patriotizmi nuk shitet me bertima, por me pergjegjesi. Dhe ju, t’gjithe, e doni Kosoves njesoj.
Dhe duke ju njohur, e di qe ju do te vini. Do te vini me gjithe cka mundeni, e gjithe cka keni, duke mos kursyer asgje nga vetja - si gjithmone, per t’a ndrite kete vend qe e ka kaplu erresira ne mendje e shpirt.
Ne jemi ketu, duke ju prite. Krah e ballehapun.
Mireupafshim me 28 dhjetor