Kica-Xhelili e konfirmon se LDK-ja po zhvillon bisedime me Osmanin - NACIONALE

Kica-Xhelili e konfirmon se LDK-ja po zhvillon bisedime me Osmanin

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka konfirmuar se kjo parti po zhvillon bisedime me ish-presidenten Vjosa Osmani.

Kica-Xhelili ka deklaruar në Debat Plus se LDK “vazhdon të mbetet shtëpi e hapur politike”.

Deputetja e kësaj partie shtoi se “në momentin që ka diçka zyrtare, ajo do të kumtohet”.

“Në politikë, partitë qëndrojnë si shtëpi të hapura apo të mbyllura politike. Kjo varet për mënyrën se si funksionojnë ato parti. Ndërkaq LDK-ja vazhdon të mbetet shtëpi e hapur politike.

Unë jam plotësisht e informuar për bisedimet që po zhvillohen me ish-presidenten apo presidenten Vjosa Osmani. Sikurse jam e bindur që në momentin që ka diçka zyrtare ajo juve do të iu kumtohet nga kryetari i LDK-së. Derisa një gjë e tillë nuk kumtohet direkt nga ai dhe LDK-ja në platformat e saj zyrtare. Atëherë asgjë nuk është zyrtare, nëse mund ta përmbyll me kaq”, ka thënë Kica-Xhelili.

Lajme të ngjashme