Khamenei e kërcënon ShBA-në: Çfarëdo ndërhyrjeje ushtarake do të sjellë dëm të pariparueshëm
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara kundër ndërhyrjes ushtarake ndaj vendit të tij.
“Çfarëdo forme e ndërhyrjes ushtarake të ShBA-së pa dyshim se do të ballafaqohet me dëm të pariparueshëm” – tha ai në një deklaratë, raporton televizioni BBC.
“Njerëzit e urtë që e njohin Iranin, popullin e tij dhe historinë e tij kurrë nuk flasin me këtë komb me gjuhën e kërcënimeve, sepse iranianët nuk janë ata që dorëzohen” – shtoi ai.
Mijëra njerëz po largoheshin nga Teherani të mërkurën, pasi aeroplanët luftarakë izraelitë e bombarduan qytetin natën e kaluar.
Një burim ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, është duke shqyrtuar opsione që e përfshijnë bashkimin e ShBA-së me Izraelin në sulmin ndaj qendrave bërthamore të Iranit.