KGJK hap konkurs për pranimin e 37 gjyqtarëve - NACIONALE

KGJK hap konkurs për pranimin e 37 gjyqtarëve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka hapur një konkurs të ri, në lidhje me pranimin 37 gjyqtarëve në tërë vendin.

Në mesin e këtyre 37 gjyqtarëve që do të pranohen, shtatë pozita do të jenë për komunitetin serb.

Njoftimi i plotë:

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në përputhje me nenin 108 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës Nr.06/L-055, Ligjin për Gjykatat Nr.06/L-054, Rregulloren Nr. 03/2021 Për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Gjyqtarëve dhe Vendimit KGJK-së Nr. 325/2022 të datës 15 Korrik 2022, shpall:

KONKURS PUBLIK PËR POZITËN GJYQTAR NË GJYKATAT THEMELORE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Numri i pozitave të shpallura në nivel vendi:

TRIDHJETË E SHTATË (37) POZITA të gjyqtarëve në nivel të gjykatave themelore, prej të cilave shtatë (7) pozita të gjyqtarëve nga komunitetin serb.