KFOR zhvillon stërvitje për reagim ndaj rrëzimit të një avioni pranë Kampit Bondsteel - NACIONALE

KFOR zhvillon stërvitje për reagim ndaj rrëzimit të një avioni pranë Kampit Bondsteel

2 orë më parë

nga NACIONALE

Ushtarë të Komandës Rajonale-Lindje, në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, kanë zhvilluar stërvitje për reagim ndaj rrëzimit të një avioni pranë Kampit Bondsteel.

Sipas njoftimit të KFOR-it, stërvitja kishte për qëllim forcimin e koordinimit mjekësor ndërmjet njësive shumëkombëshe dhe përmirësimin e kapaciteteve për reagim të shpejtë në të gjithë zonën e operacioneve.

Në aktivitet morën pjesë ekuipazhe ajrore, personel mjekësor i fluturimit dhe pjesëmarrës që simuluan rolin e të lënduarve. Gjatë stërvitjes u praktikuan procedurat për klasifikimin e viktimave sipas shkallës së lëndimeve, ofrimin e trajtimit mjekësor dhe evakuimin e tyre.

Lajme të ngjashme