"Gjendja ne kufi është e qetë": KFOR deklarohet pas rrëmbimit të një personi në kufirin Kosovë - Serbi nga xhandarmeria e Serbisë - NACIONALE

"Gjendja ne kufi është e qetë": KFOR deklarohet pas rrëmbimit të një personi në kufirin Kosovë - Serbi nga xhandarmeria e Serbisë

8 muaj më parë

nga NACIONALE

KFOR është përgjigjur për Gazetën Nacionale në lidhje me komunikatën e Policisë së Kosovës se një serb i Kosovës është plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmeria serbe. Sipas KFOR-it, policia ka nisur hetime dhe se janë në kontakt.

“Ne jemi në dijeni për këto raportime. Situata e sigurisë përgjatë Vijës Administrative (ABL) është e qetë. Policia e Kosovës (PK) ka nisur një hetim dhe mbetet në kontakt të ngushtë për këtë çështje me disa entitete, përfshirë KFOR-in. PK ka koordinuar aktivitetet përkatëse në anën e Kosovës të ABL-së me KFOR-in. Për çdo koment të mëtejshëm, ju referoj Policisë së Kosovës.” – thuhet në përgjigjen e KFOR.

Lajme të ngjashme