KFOR shpreh ngushëllime pas vdekjes së dy personave në Pejë - NACIONALE

KFOR shpreh ngushëllime pas vdekjes së dy personave në Pejë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së dy personave gjatë vërshimeve në Pejë.

Në një komunikatë në Twitter, KFOR-i ka thënë se shpreh ngushëllimet me të thella për familjarët e viktimave.

“Mendimet tona janë me njerëzit që po vuajnë nga kjo tragjedi.” – thuhet tutje.

Nënë e bir, 26 vjeçare e 5 vjeçar, kanë vdekur mbrëmë në Pejë, pasi vërshimeve në këtë qytet.

Nacionale sot qëndroi atje dhe për t’u informuar më shumë, ndiqeni videon më poshtë:

Lajme të ngjashme