KFOR publikon pamje të ushtarëve amerikan duke patrulluar në kufi me Serbinë
Misioni i KFOR-it ka publikuar pamje të ushtarëve amerikanë duke patrulluar në veri të vendit, përgjatë vijës kufitare administrative me Serbinë.
KFOR në një njoftim në rrjetin social Facebook, ka thënë se këto patrulla promovojnë dhe ofrojnë një mjedis të sigurtë.
Në fund, përsëritet mesazhi:
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 - për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë si dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”.