KFOR publikon pamje nga ushtrimet e FSK-së me pilotët amerikanë e ushtarët gjermanë
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pilotët amerikanë dhe ushtarët gjermanë kanë zhvilluar së fundi një stërvitje të përbashkët.
Përmes një njoftimi në Facebook, ka ndarë pamje nga stërvitja.
“Aviatorët e Ushtrisë së ShBA-së dhe ushtarët e Ushtrisë Gjermane të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga #NATO #KFOR u bashkuan për të realizuar stërvitje të ngarkesës së nxehtë dhe të ftohtë dhe të familjarizohen me helikopterin UH-60M Blackhaëk.
Kjo stërvitje ua mundëson njësive të terrenit dhe ekuipazheve të fluturakeve t’i kuptojnë më mirë nevojat dhe kapacitetet e njëri-tjetrit në misione.” – thuhet në njoftimin e KFOR.