KFOR: Policia e Kosovës mund t'i kryejë detyrat në gjithë territorin pa kufizime
Policia e Kosovës mund të kryejë detyrat e veta në tërë territorin e Kosovës, pa kufizime gjeografike.
Kështu kanë deklaruar nga KFOR-i, pas deklaratave në Beograd ku iu kërkohej t’i ndalojnë Njësitet Speciale të Kosovës të shkojnë në veri.
Kështu saktësisht deklaroi drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq.
“Policia e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës (BSK) janë pjesë e institucioneve vendore që merren me sigurinë. Policia mund të kryejë detyrat e veta në tërë territorin e Kosovës, pa kufizime gjeografike. Çdo lëvizje e Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt pjesës veriore kërkon njoftim paraprak dhe pëlqimin e komandantit të KFOR-it, kjo është në përputhje me marrëveshjen e mëparshme dhe NATO pret që institucionet vendore të vazhdojnë ta zbatojnë atë”, kanë thënë nga KFOR për mediumin serb Radio Kim.
E njëjtë si KFOR-i, kishte deklaruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Askush nuk mund t’i ndalojë forcat e Njësisë Speciale të shkojnë në veri të Kosovës”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin Al Jazeera.