KFOR po kryen stërvitje ushtarake për t’u bërë ballë trazirave dhe turmave të mundshme
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka njoftuar se janë duke zhvilluar trajnime ushtarake në kontrollimin e trazirave dhe turmave.
Përmes një publikimi në Facebook, KFOR-i njoftoi se forcat italiane dhe çeke bashkërisht janë duke zhvilluar stërvitjet, për siç thanë ata, “fuqizimin e ndërveprueshnërisë”.
“Njësiti Multinacional i Specializuar po kryen trajnime për Kontrollin e Turmave dhe Demonstratave këtë javë. Karabinierët italanë dhe personeli ushtarak i Çekisë po trajnohen bashkërisht për të fuqizuar ndërveprueshmërinë e njësitit, si dhe për të mirëmbajtur aftësitë dhe gatishmërinë operacionale”, ka njoftuar KFOR-i.
Pamjet e stërvietjeve: