KFOR patrullon përgjatë kufirit në Istog
Ushtarët italianë kanë patrulluar përgjatë kufirit në Istog.
KFOR ka ndarë disa pamje në rrjetin social Facebook, ku thuhet se kontrolli atje është një angazhim i përditshëm i KFOR.
“Ushtarët italianë në misionin e KFOR të udhëhequr nga NATO, kryen patrullime të montuara përgjatë Vijave Kufitare Administrative në veri të Istogut.
Kontrolli i vijave është një angazhim i përditshëm i njësive të KFOR-it. Prania në këtë fushë është thelbësore për të kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit” – thuhet në postim.