KFOR e Policia e Kosovës ndalojnë 7 automjete për “tregti ilegale” në Leposaviq
Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me KFOR-in kanë ndaluar shtatë automjete për “mallra të dyshuara për tregti ilegale”.
Në një njoftim për media, policia ka bërë me dije se në fshatin Gnjezdan të Leposaviqit, kanë ndaluar gjashtë kombi transportues dhe një veturë me targa të Serbisë.
Brenda kishte produkte ushqimore, mjete të punës e mobile në vlerë të 26 mijë eurove.
“Me datën 21.05.2025, rreth orës 18:10, gjatë një aktiviteti të përbashkët të njësive policore të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, në rrugën ilegale në fshatin Gnjezdan, komuna e Leposaviqit, janë ndaluar gjashtë kombi transportues të mallrave dhe një veturë me targa të Serbisë të ngarkuara me mallra të ndryshme, me vozitës gjashtë nga ta shtetas të Serbisë dhe një vozitës shtetas i Republikës së Kosovës.
Automjetet dhe mallrat e ngarkuara (produkte ushqimore, mjete teknike të punës, mobile etj.) vlera e përgjithshme e të cilave vlerësohet se është mbi 26000 (njëzet e gjashtë mijë) euro, janë trajtuar nga njësitë kompetente kufitare të Drejtorisë Rajonale Kufitare-Veri nën dyshimin për mallra të kontrabanduara apo tregti të paligjshme, po ashtu për procedurat e mëtejme, rasti do të trajtohet edhe nga ana e Doganës së Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës” – thuhet tutje.