KFOR: Çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë është shmangia e tensioneve të panevojshme - NACIONALE

KFOR: Çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë është shmangia e tensioneve të panevojshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

KFOR-i ka deklaruar se është e rëndësishme shmangia e veprimeve që mund të krijojnë tensione të panevojshme.

Sipas KFOR-it, ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal.

Është e rëndësishme të shmangen veprimet që mund të krijojnë tensione të panevojshme. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal.” - ka thënë KFOR-i kur është pyetur në lidhje me paralajmërimet serbe për shpalljen e Kosovës si “territor të okupuar”.

KFOR-i për Klan Kosova kanë thënë se do të vazhdojë të zbatojë mandatin e tij të dhënë nga OKB-ja për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Lajme të ngjashme