KFC falas për djalin e vogël
Djaloshi fitoi shërbime ushqimore falas nga KFC, për shkak të dëshirës së tij interesante kur u pyet "çka do të bënte me një milion euro?"
Në një emision të transmetuar në kanalin "ATV", djaloshi Erdi Gervalla është pyetur se çfarë do të bënte nëse do të kishte një rrogë 1.000.000 euro?
Erdi, nga të gjitha përgjigjet e mundshme për një pyetje të tillë, tha se do të blinte ushqim në KFC çdo ditë.
Kjo pergjigje legjendare ra në veshët e zyrës menaxheriale të brendit amerikan, "KFC", dhe ata vendosën që Erdit t'i plotesojnë deshirën duke i dhëne ushqim gratis për cdo javë.
Një gjë e tillë me siguri se i ka dhënë gëzime dhe hare Erdit në këte kohë të festave. Me këtë reagim brendi ndërkombëtar, "KFC" tregon qartë kujdesin dhe vëmendjen e lartë që ka për klientet e saj dashamirë në tregun e Kosovës.
Ne shpresojmë që ky nivel i kujdesit të bëhet standard për të gjitha bizneset e tjera që operojnë në shtetin tonë.
Artikull i Sponsorizuar