Këto janë veprat penale për të cilat dyshohen tre të arrestuarit për vrasjen në Bon Vivant - NACIONALE

Këto janë veprat penale për të cilat dyshohen tre të arrestuarit për vrasjen në Bon Vivant

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore e Prishtinës edhe zyrtarisht ua ka caktuar paraburgimin tre të dyshuarve për vrasjen në Bon Vivant, ku si pasojë mbetën edhe dhjetëra të lënduar.

Andi Pajaziti dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë, mbajtje në pronësi të armëve, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Hysni Geci dyshohet për veprat penale pjesëmarrje në rrahje dhe mbajtja në pronësi e paautorizuar e armëve.

Kurse, Gëzim Zakuti dyshohet për veprën penale pjesëmarrje në rrahje.

Dukagjin Nikollaj është ende në arrati.

Lajme të ngjashme