Këto janë temat që do të diskutohen nesër në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë - NACIONALE

Këto janë temat që do të diskutohen nesër në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar arsyet e thirrjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Pas kthimit nga SHBA-ja, ai ka thënë se në këtë mbledhje do të diskutohet çështjet të cilat do të mund të shfaqen gjatë zbatimit të vendimit të Qeverisë, i cili parasheh që prej 1 gushtit qytetarët e Serbisë që hynë në Kosovë do të pajisjen me dokumentin për hyrje-dalje.

E kemi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë nëse në mëngjes ku do t’i diskutojmë me krerët e organeve dhe agjencive të ndryshme shtetërorë dhe disa prej ministrave çështjet të cilat do të mund të na shfaqen, e të cilat ne do të duhej ti kemi parasysh. E dimë që ka njerëz jashtë ligjit, ka kriminel të llojeve e ngjyrave të ndryshme, të cilëve nuk iu pëlqen ligjshmëria dhe kushtetutshmëria dhe të cilët dëshirojnë ta sfidojnë shtetin e Kosovës. Andaj, kjo mbledhje është për të diskutuar se a janë marrë të gjitha masa që gjithçka të shkoj ashtu siç është menduar, ashtu si është planifikuar, gjithnjë sipas shtete të së drejtës”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme