Këto janë pikat e rendit të ditës në mbledhjen qe do ta mbajë Qeveria
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhes, nga ora 10:00. Në këtë mbledhje janë gjithsej 25 pika.
Pikë e rendi të ditës është shqyrtimi i Projektligjit për Prokurorin e Shtetit, Projektligjit për Institutin e Krimeve të kryetara gjatë luftës në Kosovë, shqyrtimi i Propozimi-vendimit për emërimin e drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Qendrore Kompania Për Menaxhimin e Deponive, etj.
Po ashtu në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Sigurinë Kibernetike.