Këto janë ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë - NACIONALE

Këto janë ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

  • 09:00 Lidhja e Pensionistëve të Kosovës organizon demostratë simbolike me moton, “Dinjitet për pensionistët”. (Hyrja e Kuvendit)
  • 10:00 Mbahet seanca e parë e sesionit vjeshtor të Kuvendit. Në rend dite debati për grevën në arsim. (Kuvendi i Kosovës)
  • 10:00 Nën ombrellën e Forumit për Transparencë Parlamentare, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Marrin pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, drejtoresha e NDI-së për Kosovë, Nancy Soderberg dhe koordinatorja e Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence. (Oborri i Kuvendit)
  • 10:30 Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë organizojnë Ceremoninë e dorëzim/pranimit të Platformës Rinore të Kosovës. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, Prishtinë)
  • 11:00 Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe EULEX, organizojnë tryezë diskutimi në të cilën prezantohen arritjet kryesore të IML-së, funksionimi dhe rezultatet e deritanishme nga ky Institut. Marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Tomáš Szunyog dhe Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
  • 11:00 GIZ organizon Konferencën Rajonale të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë “Promovimi i shkëmbimit rajonal për zbatimin e një plani të qëndrueshëm mbi lëvizshmërinë urbane në vendet e Ballkanit Perëndimor”. Gazetarët e interesuar që të ndjekin këtë konferencë mund ta përcjellin ngjarjen edhe nga zyra e GIZ. (Platforma Zoom)

  • 11:00 Nisma për Ndryshim Paqësor organizon çmimin për media i cili do të vlerësojë shkrimet dhe storjet që trajtojnë bashkëjetesën shumetnike në Kosovë dhe në Serbi. (Kafe librari Dit’e Nat’)
  • 11:00 Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës në Futsall para ndeshjes kualifikuese me Holandën. (Salla 1 Tetori)
  • 11:00 Zhvillohet ndeshja miqësore e vajzave Kosova U19 – Mali i Zi U19. (Kampi Nacional, Hajvali)
  • 13:00 Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mban diskutim publik me qytetarët, në lidhje me raportin e publikuar me titull “Performanca e sistemit të drejtësisë në trajtimin e krimeve speciale”. (Platforma Zoom)

  • 14:00 Mbahet konferenca për medie e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani. (Selia e FFK-së)
  • 14:00 Kuvendi mban tryezë diskutimi me organizata të shoqërisë civile me temë – Të ruhen dhe promovohen parimet e demokracisë. (Kuvendi i Kosovës, salla 506)
  • 16:00 Instituti Kombëtar Demokratik organizon konferencën përmbyllëse të Javës së Gruas me mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar. (Ndërtesa e Kuvendit)

Lajme të ngjashme