Këto janë ngjarjet për ditën e sotme - NACIONALE

Këto janë ngjarjet për ditën e sotme

1 vit më parë

nga NACIONALE

  • 07:50

Organizatorët e protestave “Mbrojtje për vajzat dhe gratë” që denoncon krimet seksuale ndaj vajzave dhe grave dhe neglizhimin institucionaldo ta zhvillojnë një aksion simbolik. (Para Këshillit Prokurorial) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30 - 17:30

Deklaratat përmbyllëse të Prokurorit kundër Salih Mustafës. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet “live” dhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 09:00

Oda e Mjekëve mban ditën e dytë të kursit me temën “Kirurgjia minimale invazive dhe e urologjisë së fëmijëve”. (Hotel “Emerald”)

  • 10:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore diskuton lidhur me Draftligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore. Të ftuar janë Nita Shala, zëvendësministre e Drejtësisë, dhe Hilmi Jashari ekspert. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

Mbahet ceremonia e shpërndarjes së karrocave për personat me aftësi të kufizuara në shoqatën “Handikos”, donacion i Kishës së Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nga SHBA – LDS. (Zyrat e “Handikos”, Veternik)

  • 10:00

KRU “Gjakova” fillon fushatën ndërgjegjësuese për trajtimin e ujërave të ndotura, përkatësisht moshedhjen e pecetave të lagura në rrjetin e kanalizimit. (Sheshi “Nëna Terezë”, Gjakovë)

  • 10:00

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, pret në takim ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. (Zyra e kryetarit, Gjilan)

  • 11:00

Mbahet seanca përfundimtare gjyqësore në rastin e padisë së qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj Komunës së Prishtinës, për diskriminim në qasje. (Gjykata Themelore, Prishtinë)

  • 13:00

PSD mban konferencë për medie, ku do të flasë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në lidhje me vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova. (Zyrat e PSD-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

Mbahet ceremonia e pranimit të pajisjeve mjekësore donacion nga Qeveria e Japonisë. Marrin pjesë ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i ngarkuari me punë i Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka. (Spitali i Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri”, Mitrovicë)

Lajme të ngjashme