Këto janë ngjarjet për ditën e sotme - NACIONALE

Këto janë ngjarjet për ditën e sotme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

  • 08:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Këshillin Grevist të BSPK-së. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, e pret në aeroport presidenten e Hungarisë,​ Katalin Novak. (ANP “Adem Jashari”)

  • 09:20

Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu e pret me ceremoni presidenten e Hungarisë, Katalina Novák. Më pas të dy presidentet do të mbajnë konferencë për medie. (Kabineti i presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

Zv.kryeministri Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen për programin e parë financiar vjetor IPA III, në vlerën 63.96 milionë euro. Pas nënshkrimit do të ketë konferencë të përbashkët për medie. (Ndërtesa e Qeverisë)

  • 10:00

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) bën hapjen e ekspozitës Dhuna nuk fshehet brenda mureve”. (Sheshi “Nijazi Azemi”, Viti)

  • 11:00

Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Ministrisë së Shëndetësisë. (Para MSh-së)

  • 12:00

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për medie. (Në oborrin e Kuvendit të Kosovës)

Lajme të ngjashme