Këto janë ngjarjet kryesore për ditën e sotme
Ngjarjet kryesore për ditën e sotme
6 tetor 2022
09:00- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
10:00-Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi pret në takim bletarët, u jep lajmin për subvencionim. (Komuna e Vushtrrisë)
10:00-Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi mban konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. (Holli i Kuvendit të Kosovë)
10:00- Oda Ekonomike Amerikane organizon tryezën “Ndërtimi i partneritetit për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë”. Marrin pjesë ekspertë eminentë nga Kroacia: Sinisha Varga, ish-ministër i Shëndetësisë i Kroacisë, Tihomir Strizrep, ish-drejtor i të Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Kroacisë etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
10:00- Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe UNDP organizojnë fillimi e fushatës “Festo me zemër, jo me armë” që synon ngritjen e vetëdijes për rrezikun e posedimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
11:00-Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli mban konferencë për medie për masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët. (Ministria e Ekonomisë)
12:00-Proteston Këshilli Drejtues i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së. (Para objektit të Drejtorisë së QKUK-së)
12:00 - 15:00- Me rastin e vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Deli Lekaj, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj mbahet mbledhje komemorative. Kurse nga ora 14:00 bëhen homazhe pranë arkivolit, në fshatin Lumbardh e nga ora 15:00 bëhen homazhe te varri i tij. (Deçan)