Këto janë 5 marrëveshjet që sot Kosova dhe Kroacia i kanë nënshkruar - NACIONALE

Këto janë 5 marrëveshjet që sot Kosova dhe Kroacia i kanë nënshkruar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti sot ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kroaci, ku është pritur nga homologu i tij kroat Andrej Plenković.

Gjatë kësaj vizite Kosova dhe Kroacia kanë nënshkruar pesë marrëveshje.

Zyra për Informim e kryeministrit ka treguar se bëhet fjalë për këto marrëveshje: Sigurimet shoqërore dhe Protokollin zbatues; Njohjen dhe shkëmbimin e patentave të shoferëve; Bashkëpunimin në mbrojtjen kundër fatkeqësive natyrore, teknike dhe teknologjike; Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunim mes agjencive tona të forenzikës; Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë Policore të Kroacisë dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike për forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.

Lajme të ngjashme