Këta janë kandidatët për drejtor të ShSKUK-së
Gjashtë kandidatë janë përzgjedhur në listën e ngushtë për drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).
Paparaci ka siguruar listën e ngushtë të gjashtë kandidatëve të suksesshëm, të cilët kanë plotësuar kriteret për pozitën e drejtorit të ShSKUK-së.
Në mesin e tyre janë edhe ish-drejtorët e mëparshëm, Basri Sejdiu e Basri Lenjani.
Kandidatët janë: Basri Lenjani, Basri Sejdiu, Zef Ndrejaj, Sanije Gashi, Haqif Arifi dhe Elvir Azizi.