Këta janë emrat e shtatë burrave të arrestuar për përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë - NACIONALE

Këta janë emrat e shtatë burrave të arrestuar për përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti për të Mitur, ju njofton se në koordinim me Policinë e Kosovës, konkretisht Sektorin Qendror të Hetimeve-Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në vazhdën e hetimeve, pas sigurimit të ekzaminimeve dhe analizimit të provave, si dhe, intervistimit të dëshmitarëve, më 02.09.2022, fillimisht ka arrestuar gjashtë (6) persona të dyshuar, të cilët me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe për të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale ligjore.

Por gazeta Sinjali, para pak minutave ka zbuluar emrat e shtatë persinave të cilët raportohet se janë arrestuar për këtë rast.

Sinjali mëson ekskluzivisht se të arrestuarit janë: Liridon Gashi, Blendin Sadiku, Gezim Sadiku, Driton Rrahmani, Muhamet Restelica, Flamur Sadiku dhe Muhamet Sadiku.

Kujtojmë që akti çnjerëzor ndaj vajzës së mitur e cila të shtunën e kaluar dyshohet se u dhunua seksualisht për orë të tëra nga pesë persona, ngjalli reagime të shumta të cilat u përcollën edhe me një protestë ku mijëra qytetarë kërkuan drejtësi për gratë e vajzat që janë viktima të keqpërdorimit seksual.

Lajme të ngjashme