Këta janë dy kandidatët për anëtarë të bordit të OSHP-së
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar vendimin për t’ia propozuar Kuvendit dy kandidatë për anëtarë të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit Publik (OSHP).
Kandidatët e përzgjedhur për këtë pozitë janë Batisha Ibrahimi dhe Meriton Zika.
E për këtë dy, kryeministri Kurti e pati një mesazh.
“Anëtarët e votuar nga Kuvendi do ta kenë përkrahjen e Qeverisë derisa të tregojnë profesionalizëm, përkushtim dhe integritet... Nuk do të hezitojmë të veprojmë ndryshe, për aq sa na lejon ligji, kur këta anëtarë veprojnë në kundërshtim me normat ligjore e parimet e integritetit profesional e moral.” – ka thënë ai.