Këta janë 3 vëllezërit që rrahën Hoxhën e Podujevës - NACIONALE

Këta janë 3 vëllezërit që rrahën Hoxhën e Podujevës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nata e kaluar ishte e rëndë për imamin e fshatit Lupq në Podujevë. Zeqir Berisha u sulmua me mjete të forta deri në alivanosje. Ai u gjet në gjendje të rëndë pikërisht në xhaminë e fshatit.

Për sulmin ndaj imamit të Lupqit janë arrestuar tre vëllezër: Behar, Shkodran dhe Atdhe Murturi.

Gazeta Nacionale ka mësuar se 3 vëllezërit Murturi e Hoxha Zeqir Berisha kishin probleme edhe më parë.

Burimet nga atje i kanë thën Gazetës se Hoxha ishte kërrcënuar nga 3 vëllezërit edhe gjatë muajit të Ramazanit, e të njejtat Hoxha i kishte raportuar në polici.

Të njejtat burime i kanë thënë Nacionales se Atdhe Murturi, vazhdon studimet për Hoxhë në Arabinë Saudite.

Ndërsa Shkodrat Murturi është mësues në Shkollën e Mesme të Ulët “Nazim Gafurri” në Prishtinë.