Këshilltarja e Kurtit: Raporti i Progresit tregon se Serbia ngulfat lirinë e shprehjes për shqiptarët në Serbi - NACIONALE

Këshilltarja e Kurtit: Raporti i Progresit tregon se Serbia ngulfat lirinë e shprehjes për shqiptarët në Serbi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti për Luginë të Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë me dije se Raporti i Progresit për Serbinë tregon se ky shtet vazhdon të shënon regres në fushën e shkeljes së të drejtave të pakicave në përgjithësi dhe pakicës shqiptare në veçanti.

Ajo ka thënë se sipas raportit Serbia është shumë mbrapa sa i përket realizimit të të drejtave elementare të njeriut.

Raporti i Bashkimit Evropian për Serbinë për vitin 2023 përforcon edhe më shumë konkluzionet e të gjitha raporteve paraprake të institucioneve ndërkombëtare. Ser Serbia vazhdon të shënoj regres në shumë fusha e mes tjerash me theks të veçant shkeljes së të drejtave të pakicave në përgjithësi, e pakicës shqiptare në veçanti. Serbia sipas raportit të fundit të BE për vitin 2023 është shumë mbrapa edhe sa i përket realizimit të të drejtave elementare të njeriut. Bashkimi Evropian dhe të gjitha qendrat e vendosjes ndërkombëtare tash e sa vite në raportet e tyre këshillojnë përmirësimin e saj në shumë fusha, e ky raport evidenton atë që ky shtet nuk ka shënuar asnjë hap përpara”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

Sinani ka thënë se raporti i Komisionit Evropian tregon se Serbia ngulfat lirinë e shprehjes për pakicën shqiptare.

Shqiptarët në Serbi e veçanërisht në Luginë të Preshevës në mënyrë konsistente po përballen me diskriminim të vazhdueshëm shtetëror në të gjitha sferat e jetës. Raporti i BE për Serbinë evidenton nevojën e domosdoshme për trajtimin konform konventave evropiane të pakicave kombëtare, nevojën për sigurimin e teksteve në gjuhën shqipe e shumë fusha tjera. Sipas këtij raporti, Serbia ngulfat lirinë e shprehjes për pakicën shqiptare si dhe mungesën e integrimit të shqiptarëve në institucionet publike e shtetërore. Pasivizimi i adresave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi është një brengë e Bashkimit Evropian që nënvizohet në këtë raport. Gjuha e urrejtjes së zyrtarëve të lartë shtetëror serb dhe retorika diskriminuese është poashtu një element që raporti i BE i jep theks shqetësues”, ka shkruar Sinani.

Lajme të ngjashme