Këshilltari i Kurtit për shëndetësi u drejtohet mjekëve: Përcaktohuni, publik ose privat
Neuropsikiatëri dhe këshilltari i kryeministrit Albin Kurti për shëndetësi, Jusuf Ulaj, përmes një statusi në Facebook ka shkruar rreth problemit në fushën e shëndetësisë dhe mjekëve të cilët punojnë në sektorin publik dhe privat.
Ulaj bënë fajtor edhe disa nga kolegët e tij për të cilët thotë se e kanë penguar përmisimin e gjendjes në shëndetësinë publike, teksa “u lutet” të përcaktohen se ku duan të kontribojnë, në sektorin publik apo privat.
Statusi i plotë:
Kur flitet apo përmendet ndarja e shërbimit publik nga ai privat, çarten disa koleg për të cilët normal që nuk kam fare respekt. Janë pikërisht ata që me vite kanë penguar çdo ndryshim që do të përmirësonte gjendjen në shëndetësinë publike. Disa nga ata, të zëshëm, kanë nga 2-3 ose më shumë vende pune; udhëheqës, shefa reparti, profesor, spitale apo klinika private e çka tjetër. Krejt çka bëjnë është angazhimi maksimal që të mos u prishet rehatia dhe përfitimet personale e familjare. Bëhuni të sinqertë dhe përcaktohuni, publik ose privat - këtë ua lejon ligji dhe zgjedhni! Mos shitni moral e etikë kur nuk i keni! Nëse mendoni se i duheni institucionit publik dhe PA JU nuk bën, e keni gabim - sepse jeni shndërruar në pengesë dhe infektoni rininë e paprishur duke dhënë modelin e keq - abuzimin! Disa prej këtyre, është mirë të presin derisa t’iu “parashkruhen” lëndet nga këto gjykata të lodhëta të Kosovës e pastaj rikthehuni si “të pastër” me sygjerime dhe kritika!
Gjeneratat e ardhshme nuk na falin, nëse nuk bëjmë më shumë për vendin dhe kjo nuk arrihet pa dashur TË GJITHË!