Këshilltari i Kurtit merret me pensionet e Serbëve nga Serbia, e përmend edhe Vuçiqin
Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status në “X” në gjuhën angleze, ku ka komentuar çështjen e pensioneve nga Serbia.
Në shkrimin e tij, Zulfaj ka theksuar se pensionet e serbëve nga Serbia, janë më shumë në favor të mirëqenies së Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.
“Të gjithë qytetarët e komunitetit serb, sikurse ata në pjesën tjetër të vendit, marrin pensione për mirëqenien e tyre nga qeveria e Kosovës.
Sigurimi i pensioneve të Vuçiqit, përveç atyre nga qeveria e Kosovës, për komunitetin serb duket se nuk ka të bëjë me mirëqenien e tyre; ka të bëjë me mirëqenien e TIJ. Kujdesi i tij për komunitetin serb në Kosovë është i kushtëzuar dhe i bazuar në dobi.” – shkroi ai, ndër të tjera.
All citizens from the Serb Community, like those in the rest of the country, receive pensions for their well-being from the government of Kosova.
— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) March 26, 2024
Vucic's provision of pensions, in addition to those from the Kosova government, to the Serb Community seems not to be about their…