Këshilltari i Konjufcës e akuzon Komunën e Prishtinës për rrëzimin e kulmit: Fatkeqësi në papërgjegjësi
Ilir Kërçeli, këshilltar i Glauk Konjufcës, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka reaguar pas rrëzimit të kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës, nga e cila pësoi lëndime serioze një qytetare.
Kërçeli ka shkruar se kjo është një fatkeqësi në papërgjegjësi.
“Për fat të keq, kontrolli teknik nuk eshte shtrirë në të gjithë sektorët e jetës urbane. Kështu që dje, në objektin e komunës së Prishtinës, aty ku do të duhej të ndalohen ndërtimet të cilat nuk plotësojnë kushtet ndërtimore për pranim teknik, rreziku i jetës së qytetarit vjen nga qielli. Rrezik i ardhur nga papërgjegjësia.” – shkroi Kërçeli.
Tutje, ai e ka përmendur edhe tenderin rej 386 mijë eurove për rikonstruktim të kulmit, që u dha vitin e kaluar.
“Asnjë objekt tjetër në komunën e Prishtinës nuk u dëmtua nga erërat apo fryma. Ishte paradoksalisht vetëm objekti i komunës.
Kjo tregon se ky objekt ka probleme serioze.
Elementi i dytë i rëndësishëm për këtë ngjarje është se në vitin 2023 në muajin gusht është nënshkruar kontratë në vlerë prej 386.096 euro për rinovimin e këtij e kulmit të ndërtesës.
Materialet që cilat janë përdorur, ashtu siç i keni parë të gjithë, nuk janë të duhurat as për një garazh individuale se lëre më për objekt të Komunës.” – shkroi ai.