Këshilltar Pozhari “fluturon” pas aksionit në veri: Mos e informoni Musliun se vikend, mos ia prishni pushimin
Analisti, Xhevdet Pozhari ka kërkuar nga dikush që t’i tregoj deputetes, Ganimete Musliu për aksionin në veri të Kosovës që janë shkatërruar tre laboratorë të drogës.
Pozhari përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Musliu duhet t’i tregojnë se bashkëpronari i njërit prej laboratorëve ishin i njëjti person që ka sulmuar Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës.
Pozhari ndër të tjera, ka kërkuar që Musliun ta informojnë nesër për aksionin e PK, pasi që sot vikend e të mos i prishet pushimi.
“Le ti kallxon dikush Kryetares së Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit për Inteligjencë, Ganimete Musliu, se sot janë zbuluar tre laboratorë droge në veri të Kosovës derisa dy serbë janë arrestuar. Vlera e gjërave të kapura në veri përllogaritet 2.3 milionë euro dhe se narkodilerët që i mbështet Vuçiqi po mbrojnë drogën, e jo serbët e Kosovës. Po ashtu, Ganes duhet dikush me i kallxu se bashkëpronar i laboratorit tashmë të shkatërruar është personi i cili sulmoi Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës muajin e kaluar, ndërsa njëri nga të arrestuarit në këtë operacion është edhe vëllau i tij. Këto pra janë strukturat kriminale që po i mbron zellshëm Vuçiçi. Mundësisht kallxoni nesër, se sot vikend, mos ja prishni pushimin. Në vikend punon ministri i brendshëm. Ganja le të pushojë!” – ka shkruar Pozhari.
