Këshilltar i Bislimit: Vulini ka krijuar “listë të zezë”, lidhet me pasivizimin e adresave në Luginë - NACIONALE

Këshilltar i Bislimit: Vulini ka krijuar “listë të zezë”, lidhet me pasivizimin e adresave në Luginë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ragmi Mustafi, këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar pas paralajmërimit të Aleksandar Vulinit, zëvendëskryeministër i Serbisë dhe i sanksionuar nga ShBA-ja, për krijimin e një “liste të zezë”.

Në reagimin e tij, Mustafi ka shkruar se kjo është një lëvizje fashiste.

Sipas tij, kjo “listë e zezë” e Vulinit lidhet me pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës, një problem të madh të bashkëkombësve tanë në atë pjesë të Serbisë.

“Vulin, i sanksionuar nga SHBA për korrupsion dhe trafikim, tani pranon se ka krijuar një "listë të zezë" që synon kundërshtarët e qeverisë. Kjo lëvizje fashiste vazhdon politikat e tij ndaj të tjerëve, përfshirë edhe shqiptarët, dhe lidhet me pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës” – tha ai.

Lajme të ngjashme