Këshilli i Prindërve: Mbajtja e mësimit të shtunave është gabim, do të refuzohet
Këshilli i Prindërve ka bërë një reagim pasi mësimi nuk u mbajt të shtunën, ashtu siç ishte kërkuar nga Ministria e Shkencës, Arsimit dhe Teknologjisë.
Ky këshill, përmes një komunikate për media, ka thënë se prindërit janë mbështetur për muri me vendimet arbitare për të drejtat e fëmijëve, edhe nga institucionet.
Tutje, thuhet se mbajtja e mësimit gjatë të shtunave është gabim dhe se do të refuzohet arsyeshëm.
“Një veprim civil, dinjitoz, i paanshëm e shumë i drejtë i mbrojtjes së fëmijëve u bë sot!”, është thënë në njoftim.
Komunikata e plotë:
REAGIMI I PRINDËRVE I DREJTË E SHEMBULLOR!
Ka pasur tentim për njollosje të KP të Kosovës sikur deklarimet janë politike e të pambështetura nga prindërit për mos mbajtjen e mësimit të shtunave.
Besojmë se sot kjo është vërtetuar (kush dëshiron të shoh e kuptoj drejt) që qëndrimet tona të deklaruara e konsistentë janë vullneti legjitim i prindërve, i bazuar në të drejtën e nevojën e fëmijëve për dinjitet, për pushim dhe aktivitet jashtëshkollor.
Neve, prindërve, na kanë mbështetur për muri vendimet arbitrare dhe mohuese të të drejtave të fëmijëve vazhdimisht (edhe nga institucionet) andaj zëri ynë duhet të jetë sa i fuqishëm e masiv, aq edhe legjitim, i arsyeshëm, i urtë e i bazuar.
Mësimi nuk bëhet me zor! Kjo nuk po kuptohet drejt! Mësimi të shtunave është gabim e ai do të refuzohet arsyeshëm!
Një veprim civil, dinjitoz, i paanshëm e shumë i drejtë i mbrojtjes së fëmijëve u bë sot!
FËMIJËT KANË TË DREJTA - OBLIGOHEMI T'I MBROJMË!
