Këshilli i Prindërve i drejtohet SBAShK-ut: A mund të ndjeheni krenarë me grevën? - NACIONALE

Këshilli i Prindërve i drejtohet SBAShK-ut: A mund të ndjeheni krenarë me grevën?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar pas pezullimit të grevës në arsim dhe të njëjtit i janë drejtuar Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës "se a ja ka vlejtur dhe a mund të ndjehen krenarë me grevën?".

Përmes një postimi në Facebook nga Këshilli i Prindërve kanë treguar se me 31 gusht i kishin paraqitur kërkesë SBASHK-ut që të mos hynë në grevë.

Postimi i plotë:

Më 31 gusht përfaqësues të Këshillit të Prindërve të Kosovës kishim zhvilluar takim me drejtuesit e SBASHK-ut. Dy kërkesa i kishim: 1) Festa e 1 Shtatorit mos t'iu prishët nxënësve sepse për klasën e parë (sidomos) është kujtim jetësor e domethënës për gjithë vitin shkollor, dhe 2) Që SBASHK-u mos të hyjë në grevë të plotë e të paafat, se kjo masë është shumë ekstreme dhe e padrejtë ndaj fëmijëve por e dëmshme edhe për vetë SBASHK-un.

Kërkesën e parë na e patën refuzuar pa iu dridhur qerpiku. Për të dytën na thanë "nuk kemi nevojë për këshilla se si bëhet veprimi sindikal - e dimë fort mirë këtë" (!)

E sot, pas pesë javësh greve, drejtuesit e SBASHK-ut, por edhe anëtarët e sindikatës, e kanë për përgjegjësi, së paku njerëzore, ta pyesin vetën e njëri-tjetrin: a ia ka vlejtur dhe a mund të ndjehen krenarë me grevën?

Lajme të ngjashme