Këshilli i Prindërve: Do të mbledhim fonde për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit - NACIONALE

Këshilli i Prindërve: Do të mbledhim fonde për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli i Prindërve të Kosovës, ka paralajmëruar se do të organizohen për të mbledhur fonde për mësimdhënësit nëse Qeveria Kurti nuk i ekzekuton pagat për ta.

Në njoftimin e tyre, thuhet se mbledhja e fondeve do të bëhet në çdo shkollë.

Ndryshe, të hënë ka filluar procesi mësimor pas një muaji grevë. Mirëpo, për të gjithë grevistët, Qeveria Kurti ka vendosur që të mos i paguaj për aq ditë sa kanë qenë në grevë.

Ky veprim i qeverisë u kritikua, ndërsa mbetet të shihet nëse këtyre ditëve do të kryehen këto pagesa.

Njoftimi i plotë:

SOLIDARITET!

Nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e muajit shtator, ne prindërit duhet të organizohemi në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit.

Revoltën e kishim për të hapur çerdhet e shkollat por asnjëherë për t’i poshtëruar mësimdhënësit!

Lajme të ngjashme