Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial i reagojnë ashpër Kurtit: Krijoni kushte për rehabilitimin e viktimave të krimit - NACIONALE

Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial i reagojnë ashpër Kurtit: Krijoni kushte për rehabilitimin e viktimave të krimit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial i Kosovës, së bashku kanë lëshuar një komunikatë, ku i reagojnë ashpër Kryeministrit Kurti.

Kryeministri Kurti, pak orë më parë, ka lëshuar një shkrim në Facebook, ku ka pyetur se “ku është morali i prokurorëve dhe gjyqtarëve” duke iu referuar rastit të dhunimit të 11 vjeçares.

Kurti, ka thënë se brenda policisë ka pasur dorëheqje dhe shkarkime për këtë rast, derisa ka akuzuar KPK-në e KGJK-në.

Në komunikatën e këtyre dy të fundit, thuhet se i sigurojnë të gjithë, se për rastin e 11 vjeçares do të merren të gjitha masat, teksa reagimin e disa insitucioneve tjera e kanë kritikuar se nuk i përngjajnë organeve shtetërore.

Kurse për Kryeministrin Kurti, KGJK e KPK, kanë thënë se duhet të iu krijojnë kushte për reahbilitimin e viktimave të krimit, e jo ata të mbesin në mëshirën e organizatave.

REAGIMI I PLOTË:

​Prishtinë, 2 shtator 2022 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) reagojnë ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës lidhur me deklaratën e tij në raport me KGJK-në dhe KPK-në për rastin e dhunimit të 11 vjeçarës.

Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial theksojnë se në raport me këtë çështje sillemi si institucione të përgjegjshme, të pavarura dhe profesionale dhe jo si disa institucione që përmes reagimeve me deklarata publike nuk përngjajnë në institucione shtetërore.

Lidhur me këtë rast, ne si institucione kompetente në koordinim të plotë me institucionet tjera relevante, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme për trajtimin e rastit me profesionalizëm.

Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i bëjnë thirrje Qeverisë që të përmbush përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për krijimin e kushteve të nevojshme për strehimin dhe rehabilitimin e viktimave të krimit, në mënyrë që viktimat e krimit të mos të mbesin në mëshirën e organizatave jo qeveritare për strehim dhe rehabilitim.

Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial sigurojnë opinionin se janë të vendosur për përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë rast dhe të gjitha rastet e tjera pa përjashtim.

Lajme të ngjashme