Këshilla e ish-presidentit: Kosova s’duhet të ikë prej dialogut - NACIONALE

Këshilla e ish-presidentit: Kosova s’duhet të ikë prej dialogut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Fatmir Sejdiu, ish-presidenti i Kosovës, ka dhënë një intervistë të gjatë për Kosovapress, ku ka komentuar zhvillimet politike, përfshirë dialogun dhe situatën e sigurisë në veri pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Duke folur për këtë temë, Sejdiu vlerësoi se BE-ja është vonuar të vendosë sanksione ndaj Serbisë.

“Ka një vonesë. Janë shumë faktorë që e determinojnë një veprim të tillë. Mendohet gjithmonë se me një analizë të skajshme mund të nxirret përgjigja më e mirë, përgjigjja është sheshazi, ka dalë ditën e 24 shtatorit në sulmin, në pjesën veriore të vendit dhe pas atij destabilizimi që kanë tentuar që ta fusim edhe popullatën serbe në lojë, janë të dijshme.” – deklaroi ai.

Megjithatë, ish-presidenti Sejdiu e këshillon pushtetin aktual që të mos i ikë dialogut.

“Ka shumëçka se duhet të shikohet edhe me pjesën e atyre sanksioneve apo masave ndëshkuese. Kosova meriton një mbështetje të fuqishme… Për ne është me rëndësi të bëjmë detyrat tona të shtëpisë, të mbajmë këtë seriozitet që duhet ta ketë Kosova si faktor i pavarur, dhe natyrisht të bëjë punë shumë të madhe në pjesën e ringjalljes ekonomike të vendit… Kosova nuk duhet të ikë prej dialogut të mbështetur si duhet, dialog i drejtë që sjell paqe mes dy vendeve.” – shtoi Sejdiu.

Lajme të ngjashme