KESCO aplikon në ZRRE për t’i rritur përsëri faturat e energjisë elektrike
KESCO ka aplikuar zyrtarisht në ZRrE për rritje të tarifave të energjisë.
ZRrE ka njoftuar sot se kërkesa për shtrenjtim të tarifave të rrymës erdhi si rezultat i mossubvencionimmit të zotuar nga Qeveria e Kosovës.
Tutje, KESCO ka thënë se nëse këto rreziqe nuk merren parasysh, atëherë ka mundësi të rrezikohet furnizimi me energji elektrike.
“Sipas FSHU-së, vlera e subvencionit për periudhën 9 shkurt – 30 qershor 2022 ka tejkaluar shumën prej 32.8 milion euro. Vetëm mungesa e mos-disbursimit të subvencionit tejkalon pragun e materialitetit prej 5% ashtu siç parashihet në nenin 11 të Rregullës për të Hyrat e FSHU-së. Rregullatori në propozimin përfundimtar për tarifat e energjisë elektrike me pakicë kishte marrë parasysh alokimin e subvencionit shtesë prej 10 milion euro sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 05/55 të datës 21.01.2022, si dhe vendimin Nr. 01/60 të datës 05.02.2022, për subvencionimin e energjisë në vlerë prej 90 milion euro”, thuhet në njoftim të ZRRE-së.