Kërveshi pyet Muratin: Çka ndodhë pastaj me pagat e rritura Ministër?
Avokati Kujtim Kërveshi ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati.
Kërveshi ka thënë se ministri është i padijshëm pasi nuk ka bërë llogaritjet mirë sa i përket ndarjes së 150 milionë eurove.
“Ministri i thotë sektorit privat: rritini pagat, ne ju mbulojme 50%. Pyetje për mësim ABC: çka ndodhë pastaj me pagat e rritura Minister? Mendon se punedhënësi mund ti ul-ti kthej në lartësinë që ishin ato sipas qejfit të punëdhënësit vetëm. Mo-zo-ma-KEQ Ulu aty! 1 me bazë. I pa-dijshmi një komb e shemb!”, ka shkruar ai.
Ndryshe Qeveria ka prezantuar një pako të re ndihmëse për shkak të inflacionit të lartë.
Në këtë pako pritet të shpërndahen 150 milionë euro.