Kërstiq: Sulmi në Banjskë e shpëtoi Kosovën nga pako e dytë e sanksioneve nga BE-ja - NACIONALE

Kërstiq: Sulmi në Banjskë e shpëtoi Kosovën nga pako e dytë e sanksioneve nga BE-ja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Branislav Kërstiq ka bërë me dije se sulmi terrorist në Banjskë e ka shpëtuar Republikën e Kosovës nga sanksionet e reja të BE-së.

Ai ka thënë se ky sulm ishte një shfaqje e lojës.

“Kosova ishte në prag për të përfituar edhe paketën e dytë të sanksioneve, por fati i madh që ndodhi ajo shfaqje e lojës në Banjskë”, ka thënë Kërstiq në emisionin “Politiko” të Kanal 10.

Ai e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen ndaj serbëve të Kosovës.

Sipas tij, serbët e Kosovës janë viktimë e të dy palëve.

“Sot në Kosovë, është e pakuptueshme dhe e papranueshme, që kryeministri i vendit tonë, në bazë të të dhënave të cilat flasin për serbët e Kosovës, të cilët e pranojnë pavarësinë e Republikës së Kosovës, ai nuk i njeh dhe as identifikon dëshirat dhe nevojat e tyre si qytetarë. Ose do të thosha që ndoshta nuk ka nevojë as t’i njohë nevojat e këtyre qytetarëve sepse serbët në këtë situatë janë të panevojshëm dhe shihen në pozitë të cënuar për shkak të Beogradit zyrtar dhe presionit që vjen nga ai”, ka thënë Kërstiq.

Lajme të ngjashme