Kerquki reagon për përleshjet: Klima e sotme e ngajshme me atë të pasluftës - NACIONALE

Kerquki reagon për përleshjet: Klima e sotme e ngajshme me atë të pasluftës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për rrahjen që ngjau sot në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar edhe gazetari Leonard Kerquki, i cili vlerëson se “polarizimi i skajshëm” në shoqëri që ka ndodhur këto dy vitet e fundit “natyrshëm se do të kulmojë në dhunë”.

Autori i emisionit “Pressing” madje thotë edhe se frikësohet se “tashmë është vonë” dhe se “cikli i dhunës vështirë që mund të ndalet më” si dhe shton se klima shoqërore “e polaizuar” i ngjason asaj të pasluftës.

Reagimi i Kerqukit:

Polarizimi i skajshem qe ka ndodhur dy vitet e fundit, natyrshem se do te kulmoje me dhune.

Fjalet si kriminel, hajn, shpijun, njeri i Serbise… jane normalizuar.

Ne televizion, para disa ditesh, nje panelist i tha mbeshtetese e Vucicit nje kolegeje gazetare. Nderkohe, panelistja eshte rrit jetime, sepse babai i ka ra deshmor me pushke ne krah ne radhet e UÇK’se.

Pafytyresia dhe poshteresia kane kalu ne tjeter nivel.

Mos harroni, njerezit jane vra pasluftes pikerisht per shkak te nje klime te ngjashme me ate te sotshme.

Une frikesohem se tashme eshte vone dhe se cikli i dhunes veshtire qe mund te ndalet me.

Lajme të ngjashme