Kërkuan rinumërim të plotë të votave brenda partisë, PZAP refuzon ankesat e dy kandidatëve të PDK-së
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuara ankesat e kandidatëve për deputet të PDK-së, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, të cilët kishin kërkuar rinumërimin e plotë të votave preferenciale të kandidatëve të këtij subjekti politik.
Sipas dy vendimeve të siguruara nga EO, PZAP vlerësoi se pretendimet e kandidatëve nuk janë mbështetur me prova konkrete që do të dëshmonin ekzistimin e parregullsive sistematike në procesin e numërimit, ndërsa ndryshimet e evidentuara gjatë rinumërimit nuk cenojnë integritetin e përgjithshëm të procesit zgjedhor.