Kërkoi ndihmë derisa ishte në pishinë, qytetari vdes në Spitalin e Pejës
Një vdekje e dyshimtë po hetohet nga Policia e Kosovës.
Një qytetar nga Peja përderisa ishte në pishinë, kishte kërkuar ndihmë nga shpëtimtari.
Ai më pas ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës.
Njoftimi:
Banjë, Istog 30.03.2024-18:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte në pishinë kishte kërkuar ndihmë dhe ishte ndihmuar nga shpëtimtari i pishinës. Mjeku kujdestar i pishinës i kishte ofruar ndihmë mjekësore dhe me autoambulant ishte dërguar në spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.