Kërkohet të shtyhet sërish, a po dështon regjistrimi i popullsisë për këtë vit? - NACIONALE

Kërkohet të shtyhet sërish, a po dështon regjistrimi i popullsisë për këtë vit?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvëndëskryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyhet sërish procesit i regjistrimit të popullsisë, i cili ishte paraparë të fillonte më 1 nëntor.

Ai ka bërë me dije se shtyrja ka të bëj me mossigurimin me kohë të tabletëve të nevojshme.

Për shkak të procedurave të prokurimit, Agjencia Qendrore e Prokurimit nuk ka arritur të sigurojë me kohë tabletët e nevojshëm. Ajo që ishte kontraktuar në shtator të ishin prezent tabletët dhe që sipas planit të aktiviteteve të zhvillohen të gjitha procedurat, duke filluar nga instalimi i gjitha aplikacioneve në këto tabletë, pastaj të bëhet një test pilot dhe të fillojnë trajnimet para datës 1 nëntor. Ne me fillim të tetorit dërguam kërkesë zyrtare tek kryeministri për një rishikim të datës përsëri për shkak se jemi vonë me këto aktivitete që ndërlidhen me mungesë të tabletëve dhe me mosrekurtimin e 3500 regjistrueseve dhe rreth 900 mbikëqyrëseve, kushtëzojnë patjetër që të shtyhet regjistrimi i popullsisë”, ka deklaruar Berisha për Kosovapress.

Ai ka rekomanduar që procesi i regjistrimit të të shtyhet për vitin e ardhshëm.

Berisha ka treguar se ky proces nuk mund të mbahet në çdo kohë.

Ne kemi dhënë propozim në kërkesën tonë, ndërsa vendimi mbetet tek Qeveria kur vendos. Propozimi jonë është për vitin e ardhshëm, për shkak se muaji dhjetor është muaji i dimrit, kushteve të vështira dhe rekomandimet ndërkombëtare, sikurse nuk preferohet muajve të dimrit, gjithashtu edhe për muajin gusht me temperatura të larta nuk preferohet. Andaj, duhet të ju shmangem dhe të jemi në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare…Pra, më 1 nëntor nuk fillon”, është shprehur ai.

Për vonesat në prokurim, Berisha fajtore e ka bërë Ministrinë e Financave, e cila drejtohet nga Hekuran Murati.

Jemi në pritje të vendimit. Qeveria është duke shqyrtuar, operatori i dytë ekonomik që ka fituar tenderin me tabletë, sipas kontratës, do t’i liferojë me datën 2 nëntor. Mirëpo edhe në këtë datë kërkohet që të jetë një periudhë për instalimin e atyre programeve dhe të fillojnë trajnimin. Në anën tjetër, ende nuk i kemi siguruar mbikëqyrësit dhe regjistruesit për t’i angazhuar në projektin e regjistrimit të popullsisë. Konkursi është ende i hapur për shkak se nuk është numri i mjaftueshëm i të aplikuarve, nuk janë formuar komisionet për rekrutimin e tyre dhe për intervista, vlerësimin e tyre që ka qenë pjesë e vendimit të Ministrisë së Financave që t’i bëjë këto komisione”, ka thënë Berisha.

Lajme të ngjashme