Kërkohet të largohet nga faqja e Qeverisë video ku Kurti lartëson figurën e Ovanoviqit
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka kërkuar që të largohet nga faqja e Qeverisë videoja ku kryeministri Albin Kurti lartëson figurën e Oliver Ovanoviqit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në ndërtim të viktimave që dyshohet se janë vrarë nga Ivanoviqi duhet të nisë një peticion për largimin e asaj video.
“Ne nderim te 11 viktimave shqiptare te prillit 2000, duhet te inicohet peticion per te larguar videon nga faqja zyrtare e Qeverise së Republikës së Kosovës ku lartësohet figura, jeta dhe vepra e te dyshuarit për krime lufte Oliver Ivanoviq”, ka shkruar Miftaraj.