Kërkohet sigurimi shëndetësor për Policinë e Kosovës - NACIONALE

Kërkohet sigurimi shëndetësor për Policinë e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institut të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të fillojë me hartimin e legjislacionit që i ofron policisë disa benificione shumë të nevojshme.

Ai ka thënë se Qeveria duhet të miratojë sigurimin shëndetësor për policët, sigurimin jetësor dhe benificionet tjera.

Në profilin e tij në “Facebok”, Miftaraj ka shkruar se kjo do të ishte dëshmi se Qeveria e Kosovës e do dhe e përkrah policinë.

I bashkohem ftesës së Kryeministrit Kurti për të falenderuar Policinë e Kosovës si institucion dhe secilin efektiv të policisë një nga një për kontributin dhe shërbimin tuaj për një ambient të sigurtë në Kosovë. Sikurse, ftoj Kryeministrin Kurti që të filloj me hartimin e legjislacionit per te siguruar sigurimin shendetesor, sigurimin jetesor dhe beneficionet tjera te cilat i takojne policise se Kosoves. Ky veprim institucional do te ishte falenderimi me i mire dhe deshmi se ne e duam dhe e perkrahim Policine”, ka shkruar Miftaraj.

Lajme të ngjashme