Kërkohet anulimin i Rregullores për Sistematizimin e Vendeve të Punës në ShSKUK
Avokati Ardian Bajraktari e ka paditur Bordin e SHSKUK-së për Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në ShSKUK.
Me padinë që e ka bërë dje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ai ka kërkuar anulimin e kësaj rregullore.
Sipas tij, kjo rregullore nuk i përfill ligjet e aplikueshme në Kosovë.
“Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dorëzova padi për anulimin e Rregullores Nr. 02/2024 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës së bashku me kërkesën për shtyrje të ekzekutimit deri në vendim përfundimtar të Gjykatës, përkitazi me këtë çështje. D. S. nga i cili u autorizova për këtë rast, është njëri nga rreth 470 punonjësit e SHSKUK-së veçmas atyre të shërbimit dytësor shëndetësor të cilëve ju cenohen të drejtat nga marrëdhënia e punës me anë të kësaj rregullore, duke mos ofruar garancinë minimale për këta të punësuar me kontrata të pa afatizuara. Me këtë Rregullore, të miratuar nga Bordi i SHSKUK-së pa përfillur ligjet e aplikueshme në vendin tonë, po tentohet që dhjetëra zyrtarëve të ju ndërpriten kontratat e punës ndonëse janë me afate të pa caktuar si dhe të degradohen në pozita dhe të ju ulen pagat”, ka shkruar ai.
Në padi, ai ka kërkuar të shtyhet zbatimi i kësaj rregullore.
“Këtë Rregullore duke e miratuar organi administrativ jo kompetent, e bën absolutisht të vlefshme në kuptim të ligjit për procedurën e përgjithshme administrative. Po ashtu, Gjykatës së bashku me padinë i parashtruam kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të kësaj Rregullore, me ç’rast argumentuam se plotësohen të tria kushtet që kërkohen për aprovimin e një propozimi të tillë, si në vijim: Ekzekutimi do t’i sjellë paditësit dëm që vështirë do të riparohej; shtyrja të mos jetë në kundërshtim me interesin publik; dhe shtyrja të mos i sjellë dëm të madh palës kundërshtare. Me bindje të thellë dhe besim të plotë tek organet tona të drejtësisë, presim verdiktin e këtij procesi”, ka shkruar ai.