Kërkoheshin për “vrasje në tentativë” përmes INTERPOL-it, dy persona ekstradohen në Kosovë
Dy persona që ishin në kërkim me letër-rreshtim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Gjermania dhe Franca për në Kosovë.
Policia përmes një komunikatë për media ka bërë me dije se të dyshuarit kërkoheshin përmes INTERPOL-it për dy raste të ndara të “Vrasjes në tentativë”.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datat 23 dhe 24 prill 2026, kanë realizuar me sukses ekstradimin e dy personave të kërkuar nga drejtësia, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it. Të dyshuarit kërkoheshin për dy raste të ndara “Vrasje në tentativë”
Paraprakisht të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete e shteteve përkatëse në Gjermani dhe Francë dhe ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve prej nga u ekstraduan të kërkuarit”, thuhet në njoftim.