Kërkohej nga policia, arrestohet në Ferizaj
Zyrtarët e Policisë së Kosovës të marten në ora 20:00 në fshatin Balaj të Ferizajt, deri sa ishin në zbatim të një plani operativ kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet K.K i moshës 36-vjeçar.
I dyshuari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ me dënim burgimi prej njëzetë ditësh.Pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.